S’ka vizë për Sanchezin, mungon në përgatitjet e Man Utd në SHBA

S’ka vizë për Sanchezin, mungon në përgatitjet e Man Utd në SHBA...

Alexis Sanchez ka filluar përgatitjet në Man Utd.

Sulmuesi kilian është duke zhvilluar stërvitje individuale, pasi ka probleme të pajiset me vizë, për të marrë pjesë në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sanchez nuk do të jetë me ekipin e “Red Devils” në ndeshjet e para përgatitore për sezonin e ri.

Andaj, ai do të stërvitet në program të personalizuar në qendrën stërvitore të Man Utd.