Finalja e bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe raporti i Krahinës së Preshevës

Finalja e bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe raporti i Krahinës së Preshevës

Në kohën që po flitet si asnjëherë më parë për arritjen e një marrëveshje të quajtur finalja e bisedimeve Prishtinë-Beograd, shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe  Preshevës sikur me të drejtë presin dhe  kërkojnë të mos  mbetën jashtë këtyre bisedimeve. Të shtunën, Këshilltarët shqiptar të tri kuvendeve komunale aprovuan një deklaratë politike. Është deklarata e parë pas vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve të kësaj krahine të 12 shtator të vitit 2015. Kjo më shumë përngjan një lutje drejtuar instancave dhe bartësve më  të lartë të Republikës së Kosovës që të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Përveç zgjedhjeve që mbahen për Kuvende Komunal në tri komunat shqiptare, mbahen e organizohen edhe zgjedhjet për Këshillat Kombëtare të Pakicave. Këto zgjedhje të treta me radhë tani janë shpallur dhe do të mbahen këtë vit. Nga ajo që për këto vite të funksionimit të këtyre këshillave nuk është vërejtur që ka ndonjë përmirësim të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive apo në përmirësim të kushteve të jetesës. Prandaj, lufta që është dukur nga zgjedhjet e kaluara për këto këshilla tani së paku nga koha që ka kaluar ka treguar nuk duhet dhe nuk ka nevojë shpenzime të energjisë. Mesazhi jo vetëm përmes këtij shkrimi  por edhe i gjithë opinionit të gjërë që forumi i këshilltarëve komunal shqiptarë të takohen, konsultohen së bashku me Kryetar Komune, Kryesues të subjekteve politike dhe shoqata të jenë unik dhe të tregohet një klim më e mirë.  Më shumë do të duhej përkushtim lidhur me referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992. Këto Këshilla që më shumë i shkojnë për shtati Beogradit për të prodhuar efekte para BE-së sikur i respekton të drejtat e njeriut dhe ato kolektive.     

Pas heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë më 20 Janar 2013, që ishte një mos organizim i duhur në mbrojtje të këtij lapidari e që ranë në provim subjektet politike të tri komunave. Edhe më herët e kemi shprehur publikisht që lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë i është dashur t’i bëhet një roj nderi ditë e natë. Tani gjithnjë e më shumë Beogradi zyrtar kërkon që edhe përmesë miratimit të ndonjë ligji për Memorialet të ndalohen dhe rrënohen edhe lapidarë, pllaka, memoriale e shtatore të luftëtarëvë të UÇPMB-ës. Beogradi  kështu së paku edhe nëse nuk i heqë memorialet tjera krijon një pasiguri që mos të vazhdohet  të vendosen tjera.  Sikur të ishin insistues  Tirana e Prishtina zyrtar që Lapidari i UÇPMB-ës të khtehet në vendin që ishte vendosur tani Beogradi nuk do të kërkonte rrënimin edhe të laidarëve tjerë. 

Shkruan Refik Hasani