Meshkujt duhet të konsumojnë patjetër fruta të thata, mësoni arsyen pse

Konsumimi i një grusht arra, bajame dhe lajthi çdo ditë rrit prodhimin e spermës, sugjeron një studim i ri.

Konsumimi i një grusht arra, bajame dhe lajthi çdo ditë rrit prodhimin e spermës, sugjeron një studim i ri. 

Vetëm 60 gramë me këto fruta të thata çdo ditë rrit sasinë e spermës me 16%, ka zbuluar një studim spanjoll. Këto fruta të thata rrisin gjithashtu shpejtësinë e lëvizjes së spermës me 6%, vitalitetin me 4% dhe formën me 1%, të gjitha këto të lidhura me pjellorinë e mashkullit.

Infertiliteti prek rreth 11% gra dhe 9% burra në moshën riprodhuese në SHBA. Rreth 1 deri 7% e çifteve kanë vështirësi në ngjizjen e fëmijës në Britani.
Shkencëtarët mendojnë se ndotja e ajrit, duhanpirja dhe trendet e reja drejt dietës së stilit perëndimor po ndikojnë në shëndetin e spermës.