Mourinho: Lufta për titull s’ka marrë fund

Djajtë e Kuq janë 11 pikë prapa rivalëve të qytetit në luftën për titull të Premierligës, por shefi i tyre refuzon të dorëzohet deri në fund të edicio

Menaxheri i Manchster United, Jose Mourinho, ka thënë se gara për titullin e Premierligës nuk ka marrë fund, megjithëse mbeten 11 pikë larg liderit, Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiola të mërkurën regjistroi fitoren e 15 në ligë, të mërkurën ndaj Sëansea, ndërsa Djajtë e Kuq mposhtën Bournemouth.

Mourinho e ka pranuar se lojtarët e tij po tregojnë shenja dobësie në disa ndeshje, por është i vendosur të zhbëjë dallimin në pikë me Qytetarët deri në fund të edicionit.

“Beteja merr fund në maj. Nëse do të kishte marrë fund kaq herët, tash do të isha në Brazil ose Los Angeles, me pushime”.

“Ne do ti marrim ndeshjet një nga një. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”.