Meqenëse shkencëtarët theksojnë arsyen përse disa meshkuj nuk martohen, mu sikur Leonardo Di Caprio, qëndron në kodin gjenetik
Edhe pse meshkujt e pamposhtur ngadalë bëhen legjendë, në çdo shoqëri ka ndonjë personazh të këndshëm të cilin shumë femra kanë provuar t’i bëjnë për vete, mirëpo asnjërës nuk i ka shkuar për dore, pa marrë parasysh sa të bukura dhe inteligjente kanë qenë.
Shpejt meshkujt e tillë arrijnë reputacionin e beqarit të papërgjegjshëm dhe të përhershëm, ndërkaq u përshkruhet frika nga lidhja emocionale. Megjithatë, shkencëtarët suedezë thonë që kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me karakterin, por me gjenet.
Siç thonë shkencëtarët, fjala është për një variacion gjeni “vazopresin”, i cili është përgjegjës për lidhjet emocionale i shënuar me numrin RS3334.
Meshkujt të cilët i kanë dy kopje të këtij gjeni më shpesh mbeten të pamartuar, për dallim nga meshkujt të cilët këtë gjen nuk e kanë apo e kanë vetëm në një ekzemplar.
Tani kur edhe shkenca ka dëshmuar të pasqaruarën, besojmë që femrat do ta kenë më lehtë…