Forma akute është një formë që zhvillohet shpejt dhe përkeqësohet gjithashtu shpejt. Forma kronike është formë e cila zhvillohet dhe përkeqësohet më ngadalë. Kur bëhet fjalë për leuceminë, të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike.
Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leucemisë. Simptomat e leucemisë variojnë në varësi të tipit të tumorit, por disa shenja të përgjithshme përfshijnë:
• Temperaturë e lartë (subferile) dhe ethe.
• Dobësi dhe lodhje e vazhdueshme.
• Infeksione të shpeshta të përsëritura dhe shpeshherë të rënda.
• Rënie e theksuar në peshë.
• Zmadhim i gjëndrave limfatike, zmadhim i shpretkës dhe mëlçisë;
• Shfaqje e të nxirave në trup, hematoma që nuk zhduken lehtë
• Djersitje e shtuar gjatë natës;
• Dhimbje kockash.
Cilët janë faktorët që favorizojnë zhvillimin e leuçemisë?
Faktorët që rrisin rrezikun për të zhvilluar disa tipe të leuçemive janë:
• Anomalitë gjenetike: Disa anomali gjenetike, si sindroma Doën, janë të shoqëruara me një rrezik më të lartë për të zhvilluar leuçemi në moshat pediatrike.
• Ekspozimi ndaj disa lëndëve kimike: Përmendim këtu benzene, i cili gjendet tek benzina dhe përdoret në industrinë kimike, rrit rrezikun për shfaqjen e leuçemisë.
• Duhanpirja: Duhanpirja rrit rrezikun për të zhvilluar Leuçemi Mieloide Akute.
• Histori familjare me leuçemi: Nëse një pjesëtar i familjes është diagnostikuar dhe trajtuar me leuçemi, atëherë persona me lidhje të afërt gjaku janë më të rrezikuar për të zhvilluar leuçemi.
• Trajtimi ndaj një kanceri të mëparshëm: Personat që i janë nënshtruar kimioterapisë dhe radioterapisë për të trajtuar një kancer të mëparshëm, janë më të rrezikuar që të zhvillojnë me kalimin e kohës, tipe të ndryshme të leuçemisë.