Që nga marrja e mandatit si Kryetar i organit të përkohshëm Z. Shqiprim Arifi sot mbajti një konferencë për media për raportimin e gjendjes aktuale të komunës së Preshevës.
Në këtë konferencë fillimisht Kryetari foli për gjendjen kaotike të krijuar në komunën e Preshevës dhe ndërmarrjen e hapave të shpejtë për zgjedhjen e kësaj situate.
Dy çështjet kryesore të cilat u shtjelluan më shumë ishin:
- Komisioni për subvencione në bujqësi, blegëtori dhe bletari
- Vendimi I komisionit për zhvillimin e ekonomisë së vogël private.
Me datë 23.05.2017 Komisioni për bujqësi shpall konkurs për realizimin e programit për shpërndarjen e mjeteve të parapara finansiare për zhvillimin e bujqësisë. Përfituesit nga ky konkurs janë të obliguar të marrin pjesë në finansim për blejren e mjeteve edhe atë sipas formulës:
Deri në 100.000,00 dinarë- Pjesëmarrja e Komunes 90%, pjesëmarrja e bujkut 10%
Prej 100.000,00 dinarë deri 168.000,00 dinarë-Pjesëmarrja e Komunës 85%, e bujkut 15%
Prej 168.000,00dinarë deri në 200.000,00 dinarë-Pjesëmarrja e Komunës 80%, e bujkut 20%.
Pas shpalljes publike të konkursit të lartëpermendur aplikojnë 303 aplikues. Në konkurs përfitojnë 150 aplikues, e nga ata:
119 janë me dosje të kompletuar; 25 me mungesë dokumentacioni; 6 pa asnjë dokument (dosje përkatësisht kërkesë për aplikim).
Sipas kryetarit Z.Arifi ndarja subvencioneve në Komisionin e bujqësisë nuk është bërë në mënyrëprofesionale dhe disa nga përfituesit nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme për perfitimin e subvencioneve. Ndërsa sa i përket ndërmarrjeve të vogla edhe aty ka pasur keqpërdorime ku kanë përfituar persona të cilët nuk kanë konkuruar fare.
Sipas autorizimit që I jep ligji dhe themeluesi I Komisionit për subvencione, Komisioni I përbërë nga 3 anëtarë ngarkohet me obligim që të shqyrtoj çdo kërkesë duke analizuar ato dhe duke sjellur vendimin që “I plotësojnë apo nuk I plotësojnë kushtet”.
Ky Komision gjatë veprimtarisë së tij nuk aprovon dhe nuk refuzon zyrtarisht asnjë kërkesë aplikimi, sepse Kryetarja e Këshillit Komunal, përkatësisht Kryetarja e Komunës së Preshevës me datë 05.09.2017, duke perdorur funksionin e saj anashkalon Kompetencat e Komisionit për subvencione bujqësore, të blegtorisë dhe bletarisë, dhe sjellë vendimin me nr.320-397 me anë të cilit vendim;
“150 persona përfitojnë përfitime materiale në vlerë prej 100.000,00 dinarësh, përkatësisht I shkakton dëm buxhetit Komunal (të hyrave nga ana e taksapaguesve tanë vlerë prej 15.000.000,00 dinarësh)”.
Për sa I përket Komisionit për zhvillimin e ekonomisë së vogël private kanë aplikuar 22 persona. Me vendim të këtij komisioni me nr. 400-84 të datës 03.08.2017 janë subvencionuar 17 aplikantë, prej tyre nuk figurojnë në vendimin e lartëpërmendur të komisionit duke qenë perfitues:
Gazmend Idrizi nga Presheva, me vlerë prej 180.000,00 dinarësh dhe
Shkëndije Mehmeti nga Presheva, me vlerë prej 180.000,00 dinarësh.
Shkelja tjetër konsiston në atë që të gjitha kontratat janë nënshkruar si persona fizik e jo në emër të ndërmarrjes që ai është përfaqesues. Përpos masës së parë, të gjitha kontratat do të duhej të ishin të nënshkruara nga ana e personit juridik (ndërmarjes), bashkë me vulë të ndermarjes.
Përpos 2 aplikantëve që kanë aplikim ose dosje të plotësuar, të gjithë aplikantët dhe dy përfituesit joligjorë të subvencionit nuk kanë dosje të plotësuara, që do të thotë nuk posedojnë plan biznesi; nuk posedojnë vërtetim për regjistrim të veprimtarisë pranë Agjensionit për Regjistra privat; I mungon lajmërimi I punëtorëve së paku 6 muaj; mungon çertifikata nga gjykata se aplikuesi nuk është nën hetim; vendimi I aplikuesit për zgjedhjen e furnitorit dhe profaktura.