Mjaft më me mbajtjen e “bakshishit” nëpër restorante dhe fast-food, teorikisht shërbente për kamerierët në Angli, thekson shtypi vendas.
Qeveria e Theresa May vendosi të ripërtërijë angazhimin e shpallur dy vjet më parë mbi shumën e shërbimit 12.5%, e cila me të vërtetë do të shkojë në favor të personelit.
Disa rrjete restorantesh arkëtojnë rreth 8-10% për shërbimin e ofruar dhe keqpërdoren nga punëdhënësit duke mos shkuar në interes të personelit.
Njoftimi i qeverisë May është një nga përpjekjet për t’u përgjigjur masava sociale mbrojtëse ndaj sfidës vendimtare të nisur në këtë sektor nga laburisti Jeremy Corbyn.
Tabloidi pro-laburist Daily Mirror kujton se qeveria May kishte premtuar 2.7 miliardë sterlina për sistemin e keq shëndetësor publik (NHS), por më pas i kaloi ato për pensionet.