Dyshohet se agjenti i Dybalas është takuar me zyrtarë të PSG-së

Dyshohet se agjenti i Dybalas është takuar me zyrtarë të PSG-së

Agjenti i Paulo Dybalas ka zemëruar Juventusin duke u takuar me Paris Saint Germain.

‘La Joya’ ka qëndruar në bankën rezervë në dy takimet e fundit dhe zëvendës-presidenti i Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved, e komentoi duke thënë se ai duhet të bëjë sakrifica.

Më herë këtë vit argjentinasi ka ndërruar agjent, duke shkarkuar Pierpaolo Triulzin dhe emëruar vëllain e tij, Mariano.

Sipas Corriere della Sera, kampionëve italian nuk iu pëlqen sjellja e Mariano Dybalas dhe Paulos nuk i pëlqen që klubi të futet në marrëdhëniet familjare.

Gazeta italiane thotë se agjenti i yllit të Juves i ka thënë klubeve se ai mund të transferojë Dybalan ku dëshiron ai dhe si dëshiron, dhe se pastaj është takuar me zyrtaret e PSG-së në Paris.

Gjithmonë duke iu referuar burimit të lartpërmendur, Mariano i ka thënë Dybalas se Neymar do të transferohet te Real Madridi dhe se ai do bëhet lojtari kryesor te Parc des Princes.

E gjitha kjo është zbuluar nga postimet në rrjetet sociale të së dashurës së Marianos.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester City e Barcelona.