Komisioni për Punë të Jashtme diskuton për dialogun e Brukselit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike...

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës, do të mbajnë nesër takimin e dytë koordinues me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit.

Takimi do të mbahet  në orën 13:00.

Temë e këtij takimi do të jetë: procesi i dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.