Fruthi është një sëmundje infektive acute, virusale e cila prek moshat parashkollore duke filluar nga mosha 6 mujore deri në moshën 3-4 vjec.
Kohët e fundit në Komunën e Preshevës kanë qarkulluar disa lajme sipas të cilave popullata jonë po përballet me rrezikun e shfaqjes së një epidemie të fruthit. Ne si ekip vizituam shtëpinë e Shëndetit me këtë rast takuam mjekun I pedijatrisë Z. Ridvan Tahiri I cili bëri një sqarim të hollësishëm për opinionin public.
Sëmundja e fruthit fillon me temperaturë të lartë për 2-3 ditë, njolla të kuqe të cilat shfaqen fillimisht nga koka, pas veshëve, në pjesën e trupit dhe në fund shfaqet në shputa dhe shuplaka të duarve.
Karakteristikat e përhapjes, është shume kontagioze për personat e pavakasniuar, rruget e përhapjes janë direkte nëpërmjet rrugëve të frymëmarjes sic janë ajri dhe spërklat e pështymës.
Mënyrat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes janë nëpërmjet vaksinimit.
Z. Ridvan Tahiri deklaroi se komuna e Preshevës është njëra ndër komunat me mbulimin më të lartë të vaksinimit në nivel popullate 95%, kjo duke u krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.
Mjeku I pediatrisë tha se nuk ka asnjë rast të paraqitur në komunën tonë, prandaj kjo nuk paraqet ndonjë gjendje alarmante për popullatën e Preshevës. Rreziku I vetëm sipas Z. Tahiri paraqitet nga vendet fqinje sic janë Kosova dhe Maqedonia.