Kombinimi më i mirë dimërorë është ajr i pastër, diell e skijim.
Bora që pritet të vijë do të jetë koha e preferuar e adhuruesve të skijimit
Pos adrenalinës ky sport ka edhe veti shëndetësore.
Duke qenë që këmbët apo gjunjët duhet të durojnë një presion të vazhdueshëm gjatë skjimit forcohen muskujt dhe eshtrat.
Njerëzit e të gjitha moshave do të kenë përfitime shëndetësore edhe nëse skijojnë vetëm një ditë, pasiqë përveç trupit skijimi është i mirë edhe për mendjen.
Ajri i pastër gjatë këtij aktiviteti do ju sjellë disponim më të mirë dhe më shumë pozitivitet, por do të djegni edhe kalori që do të thotë ju ndihmon edhe të humbni peshë.
Skijimi përmirëson balancin e gjithashtu promovon gjumë të mirë, por padyshim edhe trupi juaj do të bëhet më fleksibil.