Kjo ndodh për shkak se lëkura në duart tona është shumë e hollë dhe e ndjeshme.
Megjithatë, një grua 70-vjeçare duket se ka një zgjidhje për këtë problem, e cila po pretendon ta mbajë lëkurën e duarve në formë nëpërmjet 3 recetave të ndryshme.
Ndiqini ato më poshtë:
Vezët – Sipas ekspertëve, ato na ofrojnë elasticitet. Kombinoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe të bardhë të vezëve. Aplikoni këtë përzierje më pas në duart tuaja. Lëreni të thahet. Përdorni shumë sapun më pas për ta shpëlarë atë.
Patatet – Ky ushqim i zbut duart tona. Vlojini ato në një tenxhere me madhësi mesatare. Qulloni më pas me 2 lugë vaj ulliri, pak mjaltë, si dhe qumësht. Mbajeni përzierjen në frigorifer. Aplikojeni atë në duart tuaja 3 herë çdo ditë dhe lejeni të qëndrojë për 15 minuta. Pastrojeni më pas me sapun dhe ujë.
Limon dhe sheqer – Kombinoni 2 lugë sheqer me ½-ën e një limoni. Përdoreni atë si një tonifikues. Më pas, eliminojeni atë me sapun dhe ujë.