Në përpjekje për të inkurajuar lindshmërinë në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë pozitive për shqiptarët.
“Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati’”, ka thënë Vuçiç.
Ka qenë kjo deklarata e pazakontë e Vuçiçit, që në fakt, ka tentuar të godasë tek politikanët serbë, që nuk inkurajojnë lindshmërinë.