Marotta: Bonucci u largua me dëshirën e tij

Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Leonardo Bonucci është larguar për te Milani me dëshirën e tij.

Qendër mbrojtësi kaloi te kuqezinjtë gjatë verës për një shifër 42 milionë euro, duke i befasuar të gjithë.

“Bonucci është top lojtar”, ka thënë Marotta për Domenica Sportiva.

“Për atë ishte një tranzicion i vështirë për atë, por duhet vlerësuar edhe bashkëlojtarët e tij. Futbolli është një lojë ekipore, një individ mund të shtojë vlera shtesë, por grupi është i rëndësishëm”.

“Pse e kemi shitur Bonuccin? Zgjidhjet bëhen nga lojtarët, ata janë arkitekt të fatit të tyre. Bonucci mori një vendim dhe Juventusi nuk i mban lojtarët që dëshirojnë të largohen. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënia janë të këqija, Bonucci është një lojtar i madh, por bëri një zgjedhje. Ndoshta kjo për të rritur aftësitë dhe të kërkojë suksese të reja”.

“Bonucci ishte lojtar i joni dhe bëri shumë mirë. Ndoshta ishin ambiciet personale që e kanë shtyrë të bëjë një zgjedhje të tillë dhe ne e respektojmë”, ka thënë Marotta