Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Tokio ne prani te kryeministrit vendas Shinzo Abe, është shprehur se Japonia mund të qëllojë raketat koreano-veriore në ajër. Kjo sipas shefit te shtëpisë se bardhe fale pajisjeve te reja ushtarake të blera nga SHBA-të.
Ai gjithashtu u shpreh se Japonia duhet të blejë një sasi më të madhe pajisjesh ushtarake nga SHBA në mënyrë që të rrisë sigurinë në vend dhe në rajon.
Ndërsa kryeministri Shinzo Abe u theksoi se vendi i tij është i vendosur per te forcuar sigurinë.
Presidenti amerikan e quajti programin raketor te Koresë se Veriut kërcënim për botën,dhe stabilitetin ndërkombëtar, dhe tha se periudha e durimit ndaj Phenianit ka përfunduar. Trump shtoi se SHBA dhe Japonia do vazhdojnë të punojnë për t’i kundërshtuar agresionet e rrezikshme të regjimit të vendit komunist.
Gjate turit ne Azi Donald Trump do të vizitojë Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.