Derisa lajmet për largimin e Mauro Icardit nga Inter vazhdojnë e rriten, është Juventus që është shfaqur e gatshme për të transferuar sulmuesin argjentinas.
26 vjeçari është rikthyer në skuadër pas dy muajsh, duke shënuar gol nga penalltia në fitoren 0-4 të Interit në udhëtim te Genoa.
Mediet në Itali kanë raportuar për një marrëveshje mes Interit dhe lojtarit, që ky i fundit do të ndihmojë ‘Zikaltërit’ për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, dhe për t’u lënë i lirë të largohet në fund të sezonit.
Në anën tjetër, një largim të tij duket se dëshiron ta shfrytëzojë skuadra e Juventusit.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Juventusi e vlerëson kartën e Icardit 50 milionë euro, shumë të cilën do t’ia propozojë Interit.
Icardi po ashtu pëlqehet shumë edhe nga skuadra e Real Madridit.