Si pasojë e ndotjes akustike, siç zbulon Agjencia europiane për Ambientin në studimin e saj të fundit, të paktën 43 mijë persona që kërkojnë ndihmë mjekësore preken drejtpërdrejtë nga ndotja akustike, ndërsa 10 mijë të vdekur të parakohshëm në botë lidhen me këtë problem.
Të prekur dhe njerëz që vuajnë nga shqetësimet për shkak të tejkalimit të normës së zhurmës, në Evropë janë të paktën 8 milionë qytetarë. Sipas hetimit të fundit të “EuroAcustici”, agjenci e specializuar për zhurmat në ambient, të prezaktuar 20 tetorin e kaluar në Universitetin “Roma Tre”, burimi kryesor i shqetësimeve akustike për italianët (një në 3) vjen nga shumë pranë shtëpive të tyre.
Edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkak i stresit dhe shqetësimeve të tjera, zhurmat përreth nuk janë nga më të dëmshmet, ato të lidhura me trafikun janë shumë.
Në Bashkimin Europian dhe vendet e tjera të Europës Lindore, një total prej 61 mijë vetësh në vit vuajnë nga sëmundje ishemike të zemrës, 45 mijë për vështirësi njohjeje të fëmijëve, 903 mijë në vit nga çrregullimet e gjumit, 22 mijë nga oshëtima e veshëve, si dhe 587 mijë në vit për shqetësime të tjera.
Trafiku i përditshëm është burimi kryesor i të gjitha këtyre shqetësimeve. Problemi është rënduar edhe më tej nga fakti se jeta pranë qytetit do të vazhdojë të jetë shumë më e frekuentuar sesa ajo në periferitë urbane. Brenda vitit 2020, një parashikim thotë se 80% e popullsisë europiane do të jetojë në qendrat e qyteteve, kështu që do të jenë të ekspozuar ndaj zhurmave, shpeshherë shumë më të forta sesa normat e lejueshme për shëndetin.