2 patate mesatare
1 gotë te çajit miell
gjysme gote vaj vegjetal
1 luge te gjellës gjalpë
1 luge te gjellës miell misri
1 vezë
majdonoz te fresket
biber të zi
nenexhik
Hapat
Fillimisht i premë patate në copa të vogla.
Pastaj në një tigan e shkrijmë vajin vegjetal dhe gjalpin, ia shtojmë miellin dhe e fërgojmë.
I shtojmë patatet në tigan, kësaj përzierjes ia shtojmë vezën, biber e zi, majdanozin dhe miell misrin.
E largojmë nga tigani dhe i gatuajmë me dorë dhe i japim formën.
I lejmë në frigorifer rreth 1 ore.
Pas pritjes i fërgojmë me vaj në tigan.
Ju bëftë mirë!