Ja pse duhet të konsumoni sa më shumë patate të ëmbla

Për një jetë të shëndetshme keni nevojë për ushqim të shëndetshëm, për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor pataten e ëmbël.

Patatja e ëmbël është e pasur me beta-karoten, i cili është një antioksidant i fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, nga dëmtimet që lidhen me kancerin dhe plakjen. Këto janë pesë 5 arsyet pse duhet të hani sa më shumë patate të ëmbla:

Fibra me shumicë: Patatet e ëmbla përmbajnë rreth dy herë më shumë fibra se çdo patate tjetër, të cilat ju japin energji me një ritëm të ngadaltë. Praktikisht kjo do të thotë se energjia e tyre kalorike lëshohet më ngadalë në trup.

Përmbajnë mangan: Mangani është një përbërës kyç në metabolizmin e duhur të karbohidrateve dhe mban nivelet e sheqerit në gjak të shëndetshëm.

Ka veti antiinflamatore: Patatja e ëmbël ka veti anti-inflamatore, kryesisht për shkak se përmban vitaminë C, vitaminë B6, B-karoten dhe manganët u përmendur më lart, me një efekt në inflamacion të jashtëm dhe të brendshëm.

Sondazhet kanë gjetur se patatet e ëmbla reduktojnë inflamacionin në tru dhe indet nervore në të gjithë trupin pas ngrënies.

Ka veti antioksiduese: Vitaminat A dhe C të pranishme në pataten e ëmbël në sasi janë konsideruar si mjetet më efektive për të parandaluar disa lloje të kancerit .

Lëkurë më e shëndetshme: Vitamina A që gjendet tek patatet e ëmbla, ofron rezultate të mahnitshme për lëkurën.