Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se Neymar e ka derën e hapur në Real Madrid.
Neymar iu bashkua Paris Saint-Germain nga Barcelona në një marrëveshje rekorde prej 222 milionë eurosh në gusht, por po përflitet se braziliani nuk është i lumtur nën urdhrat e trajnerit aktual të PSG-së, Unai Emery, duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm të tij.
Në anën tjetër, i pyetur për Neymarin, Ramos i tha mediumit Cadena Ser:
“Më pëlqen t’i kem më të mirët, dhe është e qartë që Neymar është njëri nga ta”.
“Ndosha, ishte më e lehtë për të që të shkonte PSG-ja, në vend se të shkonte direkt te Real Madridi”.
“Janë vendime personale, por kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë sepse futbolli sillet shumë”.
“Veçse e kam derën e hapur për të nëse ai dëshiron që të vjen. Po ashtu kam një raport të mirë me të”, shtoi spajolli.