Klopp zgjedh lojtarin më të mirë që e ka trajnuar

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka zgjedhur yllin gjerman

Klopp, gjatë karrierës së tij ka trajnuar shumë lojtarë të mëdhenj tek skuadra e Borussia Dortmundit dhe tani tek Liverpooli.

Por, trajneri gjerman edhe përball një vështirësie të madhe, nuk e ka pasur problem ta zgjedh më të mirin.

Në pyetjen drejtuar atij se cili është më i mirë që ka trajnuar, Klopp u përgjigj me lehtësi duke përmendur gjermanin, Gotze.

“Lojtari më i mirë që kam trajnuar ndonjëherë, padyshim që është Mario Gotze”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ai ishte thjeshtë i pabesueshëm”, shto gjermani për Soccer Laduma.

Klopp gjithashtu u pyet edhe për futbollistin që është përmirësuar më së shumti, teksa deklaroi se ai është sulmuesi polak, Robert Lewnadowski.

“Përmirësimin më të madh në karrierë e ka bërë Lewandowski”, përfundoi trajneri gjerman.