Kujdesi ndaj lëkurës duket si një ndër proceset më të ndërlikuara , por nuk ka pse te jetë! Ndaj , unë vizitova dermatologen time dhe mora përgjigje mbi pese mitet të cilat ishin më të besuarat nga njerezit !
MITI NR.1 : Nuk ke pse përdor produkte kundër rrudhave deri ne momentin kur shikon probleme me rrudhat.
FAKTI : Parandalimi është shumë më efektiv se kura ! Mund të jetë shumë e veshtirë të fshish kronologjikisht rrudhat dhe njollat e diellit , ndaj duhet te kujdeseni për lëkuren tuaj përpara se këto shenja të shfaqen. Përdorimi i mbrojtesit ndaj diellit dhe i hidratantit me retinol mund të ndihmojë në aktivizimin e kolagjenit në shtresën e dytë të lëkurës, duke stimuluar rigjenerimin e qelizave në shtresën e parë të lëkurës. Ky mbrojtes duhet kombinuar patjetër me një krem hidratant për të mbajtur lëkuren të re dhe të shëndeteshme ! Dermatologia ime sugjeron përdorimin e hidratanteve anti-aging edhe për paciente adoleshente , por sigurisht , duhet te diskutoni me dermatologen tuaj fillimisht !
MITI NR.2: Ushqimi nuk ndikon në lëkure
FAKTI: Ajo çfarë hani , ndikon drejtëpërdrejtë në lëkurën tuaj .
Të ushqeheni shëndetshëm ( sidomos me ushqime me perqindje të larte uji ) do të thotë të ndihmoni lëkurën tuaj të qëndroje e re dhe e hidratuar. Një ndër problemet më të mëdha për të gjitha vajzat , besoj se është termi “AKNE” . Aknet krijohen në të shumtën e rasteve nga kequshqyerja. Sigurisht , ka dhe shkaqe të tjera te krijimit te tyre , por te ushqehesh mire ndihmon me minimizimin e tyre.
MITI NR.3: Përdor mbrojtës dielli vetëm kur ka diell jashtë
FAKTI : Rrezet UVA mund të prekin lëkuren tuaj dhe në ditët e zymta , me re. Rete mund të mbrojnë lëkuren tuaj nga rrezet UVB ,por janë rrezet UVA , të cilat nuk janë të bllokuara nga retë, ato të cilat mund të shkaktojnë më shumë dëme në lëkurën tonë. Rrezet UVA mund te penetrohen thelle ne shtresen e dyte te lekures dhe te demtojne qelizat ne ate shtrese , gje qe mund te shkaktoje shenja te plakjes dhe gjithashtu kancer te lekures. Sigurohuni te perdorni cdo dite mbrojtes kundra diellit SPF 30+ per te bllokuar rrezet UVA dhe UVB !
MITI NR.4 : Nxirja e parë është e shëndetshme.
FAKTI : Marrja e rrezeve te diellit është një nga shenjat e dëmtimit të qelizave të lëkures !
Si djegia e lëkures nga dielli , nxirja shkakton shenja plakje dhe gjithashtu kancer të lëkurës . Nëse deshironi te keni efektin nxires ne lekuren tuaj , perdorni nxires artificial ( self tanners ) , te cilet jane me te sigurt !
Miti Nr.5: Për t’u kujdesur për lëkurën, duhen shumë produkte.
FAKTI : Për një rutinë bazike, ju duhen vetëm tre produkte !
Sipas dermatologes, një rutinë bazike përfshin një larës fytyre, kremin kundra diellit dhe kremin e natës! Sigurisht , mund te perdorni me shume produkte per kujdesin ndaj lekures se fytyres si pershembull : tonikun , serumin , por keto jane tre produktet me ecenciale !