Kjo maskë është shumë e mirë për shëndetin tuaj dhe të lëkurës, pasi shtalbi i djathit është i pasur me kalcium, dhe përthithet menjëherë nga qelizat trupore.
Përbërësit:
- 1 lugë shtalb djathi
- 1 lugë qumësht
- 1 lugë mjaltë
Në një pjatë hidhni shtalbin e djathit, qumështin dhe mjaltin.
Përzieni mirë përbërësit me një rrahës dore deri sa të krijohet një masë homogjene.
Lani dhe pastroni fytyren me një locion special.
Me masken e krijuar lyeni fytyren dhe qafen për të pasur efekt të njëtrajtshem.
E lini masken të qëndrojë 20 minuta dhe shperlani fytyren me ujë të vakët.