Të gjithë ''dru'', çifti realizon dasmën ku çdo gjë është me marijuanë (Foto)

Një dasmë aspak e zakonte është realizuar në Los Angeles verën e shkuar. Një çift ka mbledhur 70 personat më të afërt në një festë ku ...

Një dasmë aspak e zakonte është realizuar në Los Angeles verën e shkuar. Një çift ka mbledhur 70 personat më të afërt në një festë ku çdo gjë ishte e përbërë nga kanabisi.

Dani dhe Zak, ishin çifti që realizuan këtë event të jashtëzakonshëm, duke shpenzuar 10.000 dollarë për ushqim, dekor, dhe çdo detaj tjetër me përbërje kanabisi.

32-vjeçarja Dani, u shpreh se dëshironte një dasmë klas, dhe dëshironte ti provonte njerëzve që kjo mund të realizohej edhe duke përfshirë lëndën narkotike, dhe në fakt ja doli më së miri.

 Damsa u realizua në plazh, dhe të ftuarit u kënaqën vërtetë shumë.Të gjithë pa përjashtim ishin nën efektin e marijuanës, ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë incident.


Çifti u njoh 12 vite më parë në ditën e Shën Valentinit, dhe që prej asaj dite nuk u ndanë më kurrë.Në fillimet e tyre ata e shijonin përdorimin e rastësishëm të marijuanës, dhe kanë vërtet kujtime të bukura, kështu vendosën ta kthenin edhe dasmën e tyre në një kujtim të tillë.