Publikohen pamje nga banesa luksoze e Lumi B

Publikohen pamje nga banesa luksoze e Lumi B

Rep-artisti shqiptar, Lumi B, është ndër më të dashurit në estradën shqiptare,

Krijuesi i hitit “Makiato” ndër vite ka pasur sukses të madh përmes projekteve muzikore, që kanë pësuar me mbajtjen e koncerteve të shumta.

Si duket, reperi tashmë ka bërë një investim të ri me të ardhurat, duke blerë kështu një banesë luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shpërndarë pamjet e vendit luksoz.

Në po të njëjtën video shihet Lumi B nga pjesa e prapme, ndërsa para tij shihet kuzhina dhe disa karrige të dizajnuara.

“Urime banesa e re, shoku im Lumi B”, ka shkruar Ermali në mbishkrim.

Vlen të përmendet se “Pate” titullohet projekti i fundit nga reperi, që erdhi në bashkëpunim me Yll Limanin.