Azem Vllasi propozon një shqiptar nga Lugina e Preshevës për president të Kosovës

Zgjidhja e presidentit të ri të vendit, duket se do të jetë vendimtare nëse do të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë ose jo.

Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë thonë se në këtë fazë duhet të gjendet një zgjidhje për postin e presidentit. Por partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme.


Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se posti i presidentit nuk duhet të përqajë skenën politike, partiake e as parlamentare të Kosovës.

“Posti i Presidentit nuk duhet të përqaj skenen politike, partiake as parlamentare të Kosovës. Së paku jo në situaten në të cilën jemi pa gjasa që do ta kalojmë shpejt. Gjatë muajit mars, derisa të gjitha shtetet merrshin me parandalimin e pandemisë, partitë parlamentare mereshin me përmbysjen e Qeverisë. Tani kur situata është edhe më alarmante, për partitë politike bëhet aktuale kush, nga e cila parti do të zgjidhet president”, ka thënë Vllasi.

Vllasi konsideron se ka kandidat të ndryshëm, jo partiak, që do të mund të drejtonin postin e presidentit të vendit.

“Ka kandidat jopartiak mjaft si për shembëll Veton Surroi, Vlora Qitaku, Vjosa Osmani (nëse nuk është më në LDK?), Akademik Hivzi Islami e tjerë. Sido të jet, shum më lehtë është marrëveshja dhe mbledhja e votave për një kandidat jopartik sesa partiak” theksoi Vllasi.
Ndryshe akademiku Hivzi Islami është nga fshati Letovicë i Bujanocit, ku ka kryer shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e ka kryer në Preshevë, transmeton gazeta Lajm.

“Ka kandidat jopartiak mjaft si për shembëll Veton Surroi, Vlora Qitaku, Vjosa Osmani (nëse nuk është më në LDK?), Akademik Hivzi Islami e tjerë. Sido të jet, shum më lehtë është marrëveshja dhe mbledhja e votave për një kandidat jopartik sesa partiak” theksoi Vllasi.
Ndryshe akademiku Hivzi Islami është nga fshati Letovicë i Bujanocit, ku ka kryer shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e ka kryer në Preshevë.