Ora policore mbetet në fuqi/ Çfarë masa antiCOVID do kemi nga nesër?

Ora policore mbetet në fuqi/ Çfarë masa antiCOVID do kemi nga nesër?

Sot në orën 19:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat e reja Anti-COVID.

Sot në orën 19:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat e reja Anti-COVID.

Për zbatimin e plotë të masave të reja, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë u ka dërguar një letër komunave.

Ministria e Shëndetësisë do të propozojë nga Qeveria e Kosovës që kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së, ndërsa shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID –19.

Letra e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Me qëllim të informimit paraprak dhe të koordinimit me Komunat e Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera do t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që:

– Vendimi të zbatohet në të gjithë Republikën e Kosovës;

– Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;

– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.