• E mërkurë / May-08 18:31
  • Kontakt

Të vaksinuarit për shumën prej 3.000 dinarësh në Serbi do të kenë mundësi të aplikojnë deri në 15 Qershor

Të vaksinuarit për shumën prej 3.000 dinarësh në Serbi do të kenë mundësi të aplikojnë deri në 15 Qershor

Qeveria e Serbisë, me iniciativën e Presidentit Aleksandar Vuçiq, po përgatit një vendim për mbështetjen financiare për qytetarët të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Të gjithë qytetarët e Serbisë që marrin të paktën dozën e parë të vaksinës në Republikën e Serbisë deri më 31 maj do të kenë të drejtën e ndihmës financiare nga shteti në shumën prej 3,000 dinarëve. Afati i fundit i aplikimit do të jetë 15 qershori, ndërsa të gjithë shtetasit serbë mbi moshën 16 vjeç do të kenë të drejtë të aplikojnë.

Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë tashmë janë duke punuar në propozimin për atë zgjidhje. Në ditët në vijim, qytetarët do të informohen se si të aplikojnë për këtë ndihmë.

Për të ushtruar të drejtën për ndihmë financiare, nuk ka rëndësi se cilat vaksina kanë marrë qytetarët nga 4 në dispozicion në vendin tonë, dhe ato janë vaksinat e prodhuara nga Sinofarm, Pfizer, Astrazeneca dhe vaksina Sputnik V.

Qeveria edhe një herë u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, kryesisht për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të të dashurve të tyre.

Vaksinimi është mënyra e vetme për t’u kthyer në jetë siç kujtojmë para vitit 2020 dhe pandeminë e koronavirusit, tha Qeveria.

Vuçiq tha sot se është e rëndësishme të motivohen njerëzit që të vaksinohen deri në fund të majit. Ai deklaron se për shkak të kësaj, ai do të marrë një autobus për në fshatrat e Serbisë për të biseduar me qytetarët.