Rriten shanset për ndryshimin e lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në “Wembley”

Rriten shanset për ndryshimin e lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në “Wembley”

Ndryshimi i lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve është gjithnjë e më afër.

Ditë më parë, Qeveria britanike kishte futur Turqinë në zonën e kuqe të vendeve me rrezikshmëri të lartë të rasteve të COVID-19, që do të thoshte se skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve dhe stafi i tyre, do të duhej të hynin në karantinë 10 ditore me tu rikthyer në Angli.

Problemi i dytë ishte se në Turqi ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, ndërsa në Angli masat janë duke u lehtësuar.

Për këtë, Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se ai do të angazhojë stafin e tij që të negociojë me UEFA-në për ndryshimin e lokacionit të finales nga Stambolli në Londrës, përkatësisht në stadiumin “Wembley”, në mënyrë që tifozët e skuadrave të shijojnë finalen e madhe.

Sipas “SkySports”, gjasat tani që kjo gjë të ndodhë janë reale dhe vendimi është vetëm çështje kohe.

Marrëdhëniet midis të dyjave janë të forta pasi presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin njohu rolin e madh të luajtur nga Qeveria britanike në ushtrimin e presionit ndaj klubeve që kërcënuan të formonin një Superligë Evropiane të shkëputur nga UEFA.

Nga 17 maji, vendet dhe sportet në natyrë në Angli do të lejohen deri në 10,000 tifozë ose kapacitet 25%.