Kombëtarja vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.
Lista e futbollistëve të Kombëtares ka pësuar ndryshime, teksa kuqezinjve i është bashkuar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari.
Portieri Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, ku nuk mund të rikuperohet dot në kohë për dy ndeshjet.
Shqipëria ndeshjen e parë miqësore e luan më 5 qershor kundër Uellsit dhe më 8 kundër Çekisë.