Pothuajse të gjithë lojtarët e Real Madrid kanë postuar fotografi dhe i kanë uruar lamtumirën trajnerit të tyre Zidane, përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, është pikërisht francezi Benzema që ka shkruar disa fjalë për Zidanen.
Në llogarinë e tij zyrtare në instagram, sulmuesi ka shkruar: “Faleminderit vëlla për gjithçka që më ke sjellë si vullnetarisht ashtu edhe personalisht. Jam krenar dhe i nderuar që kam qenë në gjendje të eci përpara dhe të rritem me njeriun që je. Shihemi”.
Benzema ka qenë njëri nga lojtarët e preferuar të Zidane, ku vetëm lëndimi ka ndikuar që ai të mos jetë në formacionin startues me të në krye.