Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
“Agjenda e vizitës:10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Vendi: Kryesia e Kuvendit(Deklaratë për shtyp)11:30-12:30
Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Vendi: Presidencë12:30-13:00
Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim BashaVendi: Selia e PD-së”