Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen 5 persona

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi pak më parë në mes dy veturave në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek udhëkryqi i rrugëve ‘Ukshin Hoti, Robert Doll’ në kryeqytet.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.