​ASK: Norma vjetore e inflacionit në maj 2021 ishte 2 për qind

​ASK: Norma vjetore e inflacionit në maj 2021 ishte 2 për qind

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.2 për qind në maj 2021, krahasuar me muajin paraprak, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin më të ri mbi çmimet e konsumit.

Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-6.6%); pije alkoolike (-1.0%); shërbime për transport (-2.2%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej minus 0.3%.

Ngritje e çmimeve ka pasur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (3.2%); pemë (1.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve me 0.1 për qind.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 2 për qind, si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (23.2%); pije alkoolike (1.8%); duhan (4.5%) etj.

Rënie e çmimeve ka pasur te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.3%); pemë (-16.1%); energji elektrike (-10.6%) (zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, COVID-19 për periudhën janar – maj 2021, pajisjet telefonike dhe të telefaksit (-4.0%), me një ndikim të përbashkët me minus 0.7% në IHÇK.