Shkundja e miteve për tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse

Shkundja e miteve për tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin me temë “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”.

Ky publikim vë në pah procesin e tranzicionit të FSK-së nga një mandat i kufizuar i mbrojtjes civile në një mandat thjesht ushtarak.

Publikimi identifikon të arriturat e deri tashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë. Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të ketë qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve skeptike doli të ishte i pabazuar.

Raporti analizon trajektorën e deritanishme të zhvillimit të FSK-së në forcë mbrojtëse e cila është duke u zbatuar në bashkë veprim me partnerët kyc bilateral të Kosovës. FSK është në vazhdën e validimit të kapaciteteve këmbësorike grupore, me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe kontributit në misionet e paqës jashtë vendit. Sfidat e saj në zhvillim janë më shumë si rrjedhojë e problemeve të brendshme strukturore se sa ato të karakterit politik.

Raporti argumenton në detaje zhvillimin e forcës deri në ditët e sotme dhe sfidon të gjitha argumentet e skeptikëve të cilët pretenduan se procesi si i tillë ka dëmtuar dialogun me Serbinë dhe se forca është duke u ndërtuar në dëm të paqës dhe sigurisë.

Theksi vihet ta krahasimi i rritjes së armatimit në rajon dhe aktivizimi i dilemës së sigurisë për vet faktin se Serbia vijon të armatoset me armatim ofanzivë përtej parametrave normale për një rajon me ambicie inegruese në familjen europiane. Raporti në fund përmbyll me gjetjet që domosdoja e krijimit të një force me qëllime të mira, me mandat strikt defanzivë, është në përputhje me interesat e partnerëve strategjik të Kosovës dhe do ti shërbejë vizionit afatgjatë për arritjen e paqës dhe sigurisë në Ballkan.