Urim Kurban Bajrami nga znj.Ardita Sinani

Urim Kurban Bajrami nga znj.Ardita Sinani

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar besimtarë mysliman,

Ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit. 

Kjo ditë përkujton vlerat sublime njerëzore të sakrificës, përkushtimit dhe solidaritetit.

Nesër do të bashkohemi të gëzuar, edhe me bashkatdhetarët tanë, për t’u lutur për më shumë mirëqenie, begati dhe barazi. 

Urojmë që të gjithë së bashku të angazhohemi që mos të ketë të dëshpëruar, lot e pikëllim, në këtë sofër të bekuar, për shkak të kushteve të vështira sociale, mjerimit dhe varfërisë.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore. 

Urojmë që çdo zemër njerëzore të jetë e gëzuar dhe e lumtur. 

Paqe, mirësi dhe begati për gjithë ne!

Urime dhe me fat Kurban Bajrami.