PSG nuk e dëshiron Mourinhon, por kontakton me Conten

Paris Saint-Germain është në kërkim të një trajneri të ri.

PSG do të ndërpres bashkëpunimin me Unai Emery nëse nuk arrijnë të përfundojnë këtë sezon së paku në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton sot se Antonio Conte është kandidati kryesor për ta zëvendësuar spanjollin te parisienët.

PSG tashmë ka kontaktuar me menaxherin e Chelseat për të arritur një marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është përfol se do të merr drejtimin e skuadrës franceze, por këta të fundit po preferojnë italianin.

Emery është nën presion të madh të rezultateve pas sjelljes së super yjeve, të tilla, si Neymar për 222 milionë euro huazimit të Kylian Mbappes, i cili do të bëhet lojtar i PSG-së për 166 milion euro gjatë verës së ardhshme.

Ndryshe, PSG aktualisht udhëheq renditjen tabelore të ligës elitare franceze dhe është e para në grup në Ligën e Kampionëve.