Është mbajtur mbledhja mes organeve komunale dhe drejtorave të shkollave për të diskutuar rreth përgatitjes për fillimin e vitit shkollor 2021/2022.
Me qëllim të plotësimit të të gjitha kushteve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, në mbledhjen me drejtorat e shkollave të mesme, fillore dhe entit parashkollor, në mes të tjerash është biseduar edhe për dezinfektimin e shkollave përshkak situatës pandemike, tepricat teknologjike dhe orët e lira.
Kryetari i komunës së Bujanocit ka dhënë përkrahjen e tij të parezervë që kërkesat për sigurimin e kushteve sa më të mira për procesin mësimor do të realizohen.