Nuk kanë kaluar 48 orë dhe z.Sami Salihu i Lëvizjës për Reforma ka plasuar në rrjetin e tij social facebook 5 deklarata.
Duke e njohur profilin politik të z.Sami Salihu i cili këto 8 vitet e fundit qeverisje kryesisht me Alternativën për Ndryshim, nuk ka dhënë deklarata (përveç urimeve të festave fetare dhe vitit të Ri) dhe nuk ka preferuar që të dalë para publikut, ditëve të fundit kemi vërejtur një ndryshim drastik në profilin e tij politik.
Në deklaratën e parë z.Salihu po kërkon votën si lider i bashkuar i PDSH-së ani pse 8 vite ka qenë siç e quante vetë kreu i APN-së z.Arifi "Patericë e APN-së".
Edhe në deklaratën e tij të dytë ka kërkuar njejtë votën si lider i PDSH-së së bashkuar, por këtë deklaratë e ka stolisur edhe me disa vargje duke u munduar ta hasmërojë PDSH-në e z.Mustafa me PVD-në e znj.Sinani, pasi këto dy parti i kanë të hapura dyert në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Befasia qëndron tek deklarata e tretë, gjithçka dukej më serioze z.Salihu deklaron se ka komunikuar me z.Ilir Sadriu për të krijuar një alencë të përbashkët për ta ribashkuar PDSH-në.
Deklarata e katërt ishte euforike dhe me urrejtje patologjike ndaj znj.Sinani dhe z.Mustafa, por euforia disi i'u shua, kur z.Ilir Sadriu demantoi z.Sami Salihu duke i konsideruar se z.Salihu këto thirrje i ka vetëm për mbijetesë politike, z.Sadriu:"Thirrja për ribashkim me PDSH-në nga ana e Samiut, pas tetë vitesh nga braktisja e saj, duket thjeshtë patetike dhe si xhambazllëk për mbijetesë politike.".
Në deklaratën e pestë, deri këto momente, sepse siç i'a ka marrë dorën deklaratave të një pas njëshme z.Salihu, dita ndoshta nuk do të mbyllet edhe pa ndonjë deklaratë tjeter, z.Salihu pranon se gjendja ekonomike, politike e komunës së Preshevës nuk është e mirë edhe pse z.Salihu ka qenë vendimarrës politik bashkë me z.Arifi këto 8 vite në komunën e Preshevës, por ai e devijon muhabetin duke i anashkaluar deshtimet politike dhe përsëri sulmon z.Ragmi Mustafa dhe znj.Ardita Sinani ndoshta si të vetëm mbrotje që e ka.