Hapet ''Halkbank'' në Preshevë - mundësi shtesë për investime turke

Hapet "Halkbank" në Preshevë - mundësi shtesë për investime turke

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Hapet "Halkbank" në Preshevë - mundësi shtesë për investime turke

Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë. Ky është lajmi i mirë që rezulton nga takimi që pata sot me delegacionin e „Halkbank“, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.Kenan Bozkurt.

Me këtë rast shpreha tërë gatishmërinë e qeverisjes sonë për partneritet në frymën e bashkëpunimit të nisur nga takimi im me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Beograd dhe të projekteve të tjera në vijim, që do të realizohen së shpejti në komunën tonë me partnerët turq

Hapja e degës së "Halkbank" në Preshevë është para së gjithash e rëndësishme sepse është mundësi shtesë për ardhjen e investitorëve turq. Pastaj edhe për shkak se në komunën tonë operon aktualisht vetëm një bankë

E siç e thotë emrin i saj „Halkbank“ që nënkupton „Banka e njerëzve" dhe siç e dëshmon tradita e saj shumëvjeçare si bankë me shërbime për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet korporative, zanatlinjtë dhe institucione publike; hapja e filiales së „Halkbank“ është edhe në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe me strukturën ekonomike të komunës sonë.

Urime!

Vazhdojmë bashkë!

#PreshevaEre #Transformim #Ekonomi  #Punësim #Zhvillim