znj.Sinani uron znj.Lindita Nikolla për zgjedhjen e saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

znj.Sinani uron znj.Lindita Nikolla për zgjedhjen e saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot urova znj.Lindita Nikolla për zgjedhjen e saj kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Si një grua me përvojë politike, zgjedhja e znj.Nikolla në drejtimin e organit më të lartë ligjvënës të Republikës së Shqipërisë është shpresëdhënëse për funksionalitetin e parlamentit dhe tregues progresi e emancipimi shoqëror.

Besoj se qasja e institucioneve të reja të Republikës së Shqipërisë do të jetë përkushtuese drejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës në hartimin dhe zbatimin e një strategjie, plani dhe programi shtetëror për Luginën e Preshevës