znj.Lindita Nikolla priti në takim znj.Ardita Sinani

znj.Lindita Nikolla priti në takim znj.Ardita Sinani

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Falenderoj kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Lindita Nikolla për mirëpritjen e sotme në Tiranë, e sidomos për mbështetjen e saj në përkushtimin e institucioneve kombëtare dhe në sensibilizimin e instancave ndërkombëtare për çështjen e Luginës së Preshevës. 

Duke paraqitur gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës dhe diskriminimin shtetëror të Republikës së Serbisë, kërkova angazhim e bashkërendim të institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në hartimin e zbatimin të një plani dhe programi shtetëror për Preshevë, Bujanoc dhe Mevdegjë.