Për 24 orë, Policia dënoi mbi 1 mijë e 200 shoferë të cilët nuk respektuan rregullat e komunikacionit

Për 24 orë, Policia dënoi mbi 1 mijë e 200 shoferë të cilët nuk respektuan rregullat e komunikacionit

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, 19 prej tyre me persona të lënduar kurse 38 me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 242 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 190 tiketa janë shqiptuar në bazë të ligjit për COVID-19.

Të mërkurën, Policia ka arrestuar edhe 19 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.