Xhavit Haliti i reagon Ramabajës: Do isha i lumtur nëse Sadriu shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale

Xhavit Haliti i reagon Ramabajës: Do isha i lumtur nëse Sadriu shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur analistit të ‘pushtetit’, Sadri Ramabaja, për deklaratën e mbrëmshme që bëri për të, ku tha se është ‘i mirë me çu në Hagë’.

Mbrëmë Sadri Ramabaja Rambaja është dëgjuar në debatin e T7 duke thënë për deputetin e PDK, Xhavit Haliti, se është i mirë me çu në Hagë.

Gjersa analisti Blerim Latifi po komentonin afërsinë e Haki Abazit nga VV’ja me atë të PDK’së, Xhavit Halitin, Ramabaja duke iu përgjigjur Valon Sylës dëgjohet me zë të ulët duke thënë se Haliti është i mirë me çu në Hagë.

”I mirë me çu n’Hagë”, thotë Ramabaja.

Lidhur me këtë ka reaguar Xhavit Haliti, në një prononcim për Metron, ku ka thënë se do ishte i lumtur nëse Sadri Ramabja shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale për të.

“Do isha i lumtur nëse Sadriu shkon për të dëshmuar në Gjykatën Speciale për të gjitha krimet që ka bërë Xhavit Haliti”, ka thënë shkurt deputeti i PDK’së, Haliti për Metron.

Ndërkaq kujtojmë se dje ka ndodhur një përplasje mes të ministres së Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit të PDK’së, Xhavit Haliti, në Komisionin për Punë të Jashtme.

Haliti ka thënë se Kosovës krejt të këqijat i kanë ardhur nga njerëz që bëhen ambasador e familjet e tyre i kanë punuar si sekretar komiteti, duke aluduar tek ata që i kanë shërbyer ish sistemit.