Izetbegoviq: Forcat ushtarake ruse mund të vijnë në Bosnje vetëm si pjesë e EUFOR-it

Izetbegoviq: Forcat ushtarake ruse mund të vijnë në Bosnje vetëm si pjesë e EUFOR-it

Lideri i Partisë Demokratike për Veprim, Bakir Izetbegovic, ka thënë se forcat ushtarake ruse mund të vijnë në Bosnje e Hercegovinë vetëm si pjesë e EUFOR-it dhe në koordinim me atë se çfarë dakordohet në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës dhe në asnjë formë tjetër.

Izetbegoviq duke komentuar shkrimin e gazetës ruse “Pravda” që ka përmendur mundësinë e dërgimit të forcave ajrore ruse në Bosnje për të ndihmuar Republikën Serbe, Izetbegoviq tha se “shpreson që gjërat të mos shkojnë në atë drejtim dhe se anëtari serb i presidencës boshnjake s’do ta sjell Bosnjen në raund të radhës”, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

“Efektet e politikës së tij mund të maten në miliarda e miliarda dëme që ai(Dodik) ka bërë për qindra e mijëra njerëz që e kanë lëshuar vendin. Neve na nevojiten vetëm ushtritë në Bosnje e Hercegovinë, jo rusët që të vijnë në këtë mënyrë”, tha ai.