Lajmi i papritur vjen nga Franca, pikërisht nga RMC Sport, e cila sqaron se drejtuesit e Konfederatës së Afrikës janë të trembur nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron të “COVID-19, pa harruar faktin që klubet europiane kanë shfaqur pakënaqësi dhe nuk duan të privohen nga “yjet” e tyre, që kanë marrë ftesë nga përfaqësueset afrikane.
Të gjithë futbollistët që vijnë nga vendet që janë përfshirë në listën e kuqe do të duhen të qëndrojnë për 10 ditë në karantinë, para se të bashkohen me skuadrat e tyre në Angli.
Duket qartë që ajo që pak ditë më parë ishte thjesht hipotezë, tashmë po bëhet konkrete.
Konfederata e Afrikës ka hasur probleme të mëdha sa i përket aspektit organizativ, kështu që duke shtuar edhe përplasjen me klubet europiane, me shumë mundësi do të marrë vendimin për ta anuluar Kupën e Kombeve të Afrikës.