Barcelona ndjek me vëmendje dyshen e Djajve të Kuq

Barcelona po ndjek me kujdes dyshen e talentuar të Manchester Unitedit, sulmuesin Marcus Rashford dhe qendërmbrojtësin Eric Bailly.

Gjiganti katalunas është i etur të përforcoj edhe më shumë skuadrën e tyre në çdo repart për të qenë konkurruese në të gjitha garat çdo sezon.

Kështu, shefi i Barcelonës, Robert Fernandez dhe skauti Urbano Ortega, ishin në Stamford Bridge për të parë dyshen e Unitedit në humbjen e tyre në derbi ndaj Chelseat.

Ish-mbrojtësi i Villarrealit, Bailly ishte një nga lojtarët më të mirë të Jose Mourinhos gjatë sezonit të fundit dhe është shfaqur si një nga mbrojtësit kryesorë të Ligës Premier.

Ndërkohë, reputacioni i Rashfordit vazhdon të rritet në Spanjë, ku ai ka kapur edhe syrin e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Për momentin, Fernandez do të mbajë sytë katër në këtë dyshe, pasi Barcelona ka ende kursime nga shitja e Neymarit te PSG për 222 milionë euro.