Hoxhaj: Letra e Blinken të merret seriozisht, është ftesë për momentum të ri politik

Hoxhaj: Letra e Blinken të merret seriozisht, është ftesë për momentum të ri politik

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar letrën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken, ku ka thënë se kjo është ftesë për momentum të ri për vendin.

Hoxhaj ka thënë se letra e Sekretarit Blinken tregon agjendën e SHBA-së në raport me Kosovën, prandaj kjo duhet të merret seriozisht.

“Në fillim të letrës të Sekretarit Blinken, tregohet agjenda e SHBA-së në raport me Kosovën dhe pritet që kjo të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadorin Jeffrey Hovenier dhe të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar! Prandaj, duhet të merret shumë seriozisht!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se nëse kjo nuk shfrytëzohet do të jetë një rast i humbur.

“Nëse nuk shfrytëzohet, është shans i humbur!”, është shprehur më tej Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se është për ta shfrytëzuar këtë momentum në mënyrë që të përmbyllet shtetësia e vendit.

“Personalisht jam për shfrytëzimin e këtij momentumi – për të cilën partneri jonë kryesor strategjik SHBA është i vendosur të na mbështetë për ta përmbyllë shtetësinë tonë!”, ka përfunduar shkrimin e tij anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj.