Gareth Bale është duke kaluar vitin e tij të fundit si futbollist i Real Madridit. Sulmuesi uellsian ka pësuar një lëndim të ri dhe do të mungojë për një tjetër muaj.
Dëmtimi i ri ka bindur drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu që ta shesë pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan “AS”.
E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Premierligë ku ai shkëlqeu me fanellën e Tottenhamit.
Manchester United dhe menaxheri Jose Mourinho dëshirojnë ta sjellin në Old Trafford në verën e vitit 2018.